I shpëtoi dënimit me vdekje por jo burgut, futbollisti iranian dënohet me 26 vite heqje lirie

schedule10:08 - 9 Janar, 2023

schedule 10:08 - 9 Janar, 2023

Futbollisti iranian Amir Nasr Azadani është dënuar me 26 vite burg nga një gjykatë revolucionare për vrasjen e dyshuar të tre anëtarëve të forcave të sigurisë dhe dy krime të tjera të kryera gjatë protestave që kanë tronditur kombin e tyre që nga mesi i shtatorit.

Tre të tjerë janë përfshirë në vrasjen e tre militantëve islamikë në qytetin Isfahan në mes të nëntorit, ku ata u dënuan me vdekje dhe një deri në 2 vite burg, raportoi agjencia “Libra”.

Irani përjetoi disa protesta masive gjatë kohës kur luhej Kupa e Botës në Katar, ku gjithashtu populli i trembej edhe dënimit me vdekje të futbollistit, pasi në fillim ai këtë dënim mori, në muajin dhjetor. Sot ai është dënuar me 16 vjet burg për bashkëpunimin në vrasjen e tre basixhinjve, deri në pesë për grumbullimin dhe bashkëpunimin për kryerjen e krimeve dhe dy të tjerë për anëtarësimin në grupe ilegale me qëllim prishjen e sigurisë publike.

Dënimet do të kryhen paralelisht, ku në parim do të kalojë 16 vite burg. Amir Nasr Azadani luajti në klube të ndryshme në Iran dhe gjatë sezoneve 16-17 dhe 18-19 e bëri këtë në ekipin e Traktorit të Sazi./ h.ll/abcnews.al