Një adoleshente me aftësi të kufizuara ka mbetur me djegie të shkallës së tretë pasi shishja me ujë të nxehtë shpërtheu në këmbën e saj. Nëna e saj, Claire Hattam i mbushi së bijës 18 vjeçare shishen me ujë të nxehtë për të qetësuar dhimbjet e saj por pak minuta më vonë plasi.
Ajo e dërgoi të bijën në spital, e cila vuan nga autizmi dhe sindroma Ehlers-Danlos, pasi kishte dhimbje torturuese. “Ajo ka pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në të gjithë këmbën e saj. Ajo është pak më mirë tani dhe është në shtëpi por kemi marrë hua një karrige me rrota.”, tha e ëma.