Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel, pasi i shpërtheu lënda plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri të Fushë Arrëzit.
Njoftimi i policisë
Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.