Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për vrasje është vënë në prangat e policisë së Kavajës.
Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi me iniciale E.C. , i cili ishte i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndër të tjera bëhet me dije se 36 vjeçari me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. C, 36 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ngjarja:
Ky shtetas me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al