I shpallur në kërkim për vrasje në Spanjë, 30 vjeçari shqiptar arrestohet në Britani

schedule11:53 - 23 Janar, 2024

schedule 11:53 - 23 Janar, 2024

Një 30 vjeçar me origjinë shqiptarë, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019 nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Britaninë e Madhe. Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e 24 vjeçarit maroken Soufin Mhara që humbi jetën tragjikisht jashtë një lokali në Spanjë pasi u godit disa herë me thikë.

30-vjecari pritet të ekstradohet tani në Spanjë. Referuar autoriteteve spanjolle, i riu shqiptar është i përfshirë edhe në një organizatë të trafikut të drogës në Angli.

Siç raportohet nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Galicias, i arrestuari do të mbërrijë nesër në Spanjë, pas së cilës do të njihet edhe me masën e arrestit në burg.

Për identifikimin e të dyshuarit, kanë kontribuar deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë ofruar edhe video dhe fotografi nga dita e ngjarjes. Autori dyshohet që është larguar nga vendi menjëherë pas ngjarjes së rëndë të vitit 2019.

Hetuesit arritën të ndiqnin gjurmët e tij duke bashkëpunuar me vende të ndryshme përfshirë Portugalinë, Francën, Italinë, Shqipërinë, Greqinë dhe së fundmi edhe me Britaninë e Madhe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!