Policia në Kavajë ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më 13 gusht tek Mali i Robit në Golem. Njoftohet se është kapur dhe ndaluar 40 vjeçari Dritan Kolaveri, i cili tentoi që të vriste me armë zjarri shtetasin E.Xh.
40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, armë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës.
Ngjarja tek Mali i Robit dyshohet të jetë përshkallëzuar pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. s.b /abcnews.al/