I shpallur në kërkim për vjedhje me armë, arrestohet në Kakavijë 33-vjeçari

schedule13:00 - 22 Prill, 2021

schedule 13:00 - 22 Prill, 2021

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me armë është arrestuar sot në Kakavijë.

I riu nga Kurbini ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim.

33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/