I shpallur në kërkim për vjedhje, kapet 27 vjeçari në Kuçove

schedule11:09 - 26 Shkurt, 2021

schedule 11:09 - 26 Shkurt, 2021

Policia e Beratit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje.

I ndaluari është shtetasi F.B. 27 vjeç  i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në muajin mars 2017, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ç., në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim F. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në muajin mars 2017, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. Ç., në lagjen “1 Maji”, Kuçovë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!