Alban Mija, 26 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në këkrim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Circle” në vendin e quajtur “2 rrathët”, në unazën e re, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë”, informojnë blutë e kryeqytetit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
26-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/