I shpallur në kërkim nga policia, kapet në Durrës 29-vjeçari që ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht

schedule12:11 - 8 Nëntor, 2023

schedule 12:11 - 8 Nëntor, 2023

Një 29-vjeçar nga Gjirokastra, i shpallur në kërkim nga policia, është kapur në qytetin e Durrësit. Më pas, të riut i është caktuar masa ‘Arrest me Burg’ në Gjirokastër pasi ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale të specialistëve për Hetimin e Trafiqeve të Paligjishme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, me Sektorin Operacional të DVP Durrës, u bë e mundur kapja në Durrës, dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim 29 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al