Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana kanë vënë sot në pranga një 48-vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtare. Mësohet se i arrestuari është Edmond Sufja, banues në Lezhë.
Sufja është vënë në pranga provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
48-vjeçarin, Gjykata e Milanos ka dënuar me 18 vite burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al/