Anton Gjinaj 55-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Bozajt në Mal të Zi. Mediat malazeze bëjnë me dije se Gjinaj u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.
Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë. Në lidhje me këtë vepër penale, gjykatat në Madrid e kanë dënuar Gjinajn me 8 vite burg.
“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej me një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.
Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante”, ka deklaruar policia malazeze./mv.abcnews.al