Policia e shtetit ka arrestuar një 37 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në shtetin kroat.
Arrestimi i L. R., 37 nga Maqedonia e Veriut është bërë në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, bazuar në vendimin e Gjykatës së Zagrebit, e cila në vitin 2009 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Abuzimi me drogat narkotike”, sipas Kodit Penal të Kroacisë.
Njoftimi i plotë:
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet nga Policia e Shtetit.
37 vjeçari në kërkim, i dënuar në fushën e narkotikëve.
Arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi në shtetin kroat.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me shërbimet e Policisë Kufitare u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
L.R., 37 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, bazuar në vendimin e Gjykatës së Zagrebit, e cila në vitin 2009 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Abuzimi me drogat narkotike”, sipas Kodit Penal të Kroacisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./abcnews.al