I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33 vjeçari nga Burreli, pritet ekstradimi

schedule18:42 - 20 Janar, 2021

schedule 18:42 - 20 Janar, 2021

33-vjeçari Sokol Lepuri banues në Burrel ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

33-vjeçari u arrestua në Suerekë nga Njësia Speciale Fast Kosova në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania.

Për shtetasin Sokol Lepurin në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Informacioni-Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe Fast Kosova është  bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i  armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!