Pas shpalljes së sanksioneve të reja kundër Rusisë nga SHBA-të, presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se Rusia do ta paguajë me çmim të madh masakrën që bëri në Bucha.
“E bëra të qartë se Rusia do të paguante një çmim të rëndë dhe të menjëhershëm për mizoritë e saj në Bucha”, janë fjalët e para të presidentit amerikan, Joe Biden, pas shpalljes së sanksioneve të reja amerikane kundër Moskës për masakrën e civilëve në qytetin ukrainas në periferi të Kievit.
Lexo edhe: Amerika sanksionon familjen e Putinit
“Sot, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne shpallim një raund të ri sanksionesh shkatërruese,” shkroi Biden në Twitter.
I made clear that Russia would pay a severe and immediate price for its atrocities in Bucha. Today, along with our Allies and partners, we’re announcing a new round of devastating sanctions. https://t.co/LVqTDIOSvz
— President Biden (@POTUS) April 6, 2022
Shtetet e Bashkuara sanksionuan vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e Këshillit rus të Sigurisë, përfshirë ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev dhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.
Uashingtoni njoftoi për sanksionet e reja më 6 prill, në të cilat shënjestrohen bankat dhe elitat ruse. Kjo pako e sanksioneve përfshin ndalimin e çdo amerikani të investojë në Rusi, pasi Uashingtoni dhe Kievi akuzuan Moskën për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, shkruan BBC./abcnews.al/