Rastet e dhunës ndaj grave nuk kanë fund në vendin tonë.
E tillë është ngjarja në Fier, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Lexo edhe: Nëna 29 vjeçare ushtron dhunë ndaj fëmijëve të mitur, ish-bashkëshorti e “çon” në polici
Mësohet se gruaja është transportuar në spital për shkak të lëndimeve që ka marrë nga bashkëshorti, ndërsa ky i fundit është arrestuar nga policia për veprën penale “dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë
U arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 45 vjeç, banues në Petovë, Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
/abcnews.al/