Kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha ka zhvilluar një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve me rastin e Fiter Bajramit.
Kryedemokrati është shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, ndërsa ka uruar besimtarët, në këtë ditë të shenjtë për ta.
“Bajram të gëzuar dhe me fat për besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët. Paqe dhe gëzim në zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve në këtë ditë shprese. Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!” ka shkruar Basha në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe disa foto nga kjo vizitë. g.v/abcnews.al


