Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Rinas, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.
Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Parisit, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte pjesë e një zinxhiri tregtarësh që qarkullonte kuota ndërmjet kompanive franceze, gjatë vitit 2009, duke shmangur TVSh-në. Gjithashtu, ka rezultuar se ky shtetas ka pastruar fitimet e kësaj veprimtarie kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Francë, për ta finalizuar procedurën për esktradimin e këtij shtetasi./abcnews.al


