I sanksionuar nga SHBA e BE, anija luksoze e oligarkut rus mbërrin fshehurazi në Fixhi, dyshimet

schedule09:35 - 14 Prill, 2022

schedule 09:35 - 14 Prill, 2022

Policia e Fixhit po heton mbërritjen e një anijeje luksoze në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov.

Superjahti, i quajtur Amadea, mbërriti në portin Lautoka në ishullin e Paqësorit të martën.

Kapiteni i saj po merret në pyetje se si e futi varkën pa doganë.

Kerimov është sanksionuar nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Evropian për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Faqja e internetit Marine Traffic tregoi se Amadea u largua nga Meksika 18 ditë më parë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!