Ka humbur jetën pas një aksidenti me helikopter njeriu më i pasur i Republikës së Çekisë, Petr Kellner.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Alaskë, bashkë me 5 persona të tjerë. .
Përveç biznesmenit çek, në aksident janë vrarë Benjamin Larochaix, gjithashtu nga Republika Çeke, dy nga udhëzuesit e ekskursionit, dhe piloti i helikopterit, raportuan mediat duke cituar zyrtarët.
Trupat e shtetit të Alaskës thanë se një person ka mbijetuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qëndrueshme.
Kellner, 56 vjeç, filloi të bëjë pasuri në vitet 1990 përmes një fondi investimesh të cilin ai e përdori për të blerë një pjesë kontrolluese në kompaninë më të madhe të sigurimeve të vendit.
Revista Forbes ka vlerësuar se ai posedonte pasuri në vlerë 17.5 miliardë dollarë. Në tetor të vitit 2020, miliarderi bleu Ndërmarrjet e Medias të Evropës Qendrore, një rrjet i madh transmetues evropian, në vlerë 1.1 miliard dollar.
Grupi i tij financiar, PPF, ka dhuruar miliona aparate për frymëmarrje, maska dhe mijëra teste të koronavirusit për të ndihmuar përballjen e vendit me pandeminë e koronavirusit./abcnews.al