I riu vret fqinjin për t’u bërë i famshëm në TikTok

schedule09:34 - 11 Gusht, 2020

schedule 09:34 - 11 Gusht, 2020

Një i ri në New Jersey goditi për vdekje fqinjin e tij, në mënyrë që të bëhej i famshëm në Tik Tok. Zachary Latham, që sapo kishte mbushur 18-vjeç goditi me thikë 51-vjeçarin William Durham pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, thanë prokurorët.

Ai provokonte familjen Durham dhe postonte video në TikTok të konflikteve të tyre gjithnjë e më armiqësore. Avokatët e të ndjerit pretendojnë se 18-vjeçari e ka qëlluar qëllimisht atë për ta filmuar, si një përpjekje për t’u bërë viral në TikTok, shkruan abcnews.al.

Sipas një letre të avokatëve të viktimës drejtuar prokurorëve të çështjes, konflikti nisi kur Latham po lëvizte me makinë rreth zonës pa kujdes. Në letër thuhet se Gruaja e tij, Sara, regjistroi luftën vdekjeprurëse “pasi kishin si qëllim ajo dhe 18-vjeçari t’i postonin këto video në TikTok për t’u bërë ‘i famshëm“, shkruan New Yor Post. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!