Një 22-vjeçar që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor pasditen e sotme rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë qëlloi me thikë një adoleshent T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i ngjarjes E. T. 22 vjeç u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. d.b/Abcnews.al