Një burrë australian është përlotur nga gjesti që bëri një nxënës ndaj tij. Dylan Simpson humbi shtëpinë dhe makinën nga përmbytjet në Australi në shkurt dhe që atëherë ka qëndruar me miqtë dhe ka përdorur një biçikletë për të shkuar në punë.
Ai tani mund të shkojë në punë me makinë falë një adoleshenti që i dhuroi mjetin e tij. 17-vjeçari Harry Ledger udhëtoi qindra kilometra për t’i dhuruar burrit makinën e tij. Harry kurseu dy vite për të blerë makinën që më pas e dhuroi.
“Kur dëgjuam dhe pamë gjithçka që po ndodhte atje, vendosëm që një fundjavë të shkonim atje dhe të ndihmonim”.
/abcnews.al