I riu i apasionuar pas fajkoit, zbulon shpejtësinë marramendëse që arrin: E nxjerrë çdo ditë në fluturim

schedule18:03 - 2 Shkurt, 2022

schedule 18:03 - 2 Shkurt, 2022

Të gjithë jemi mësuar që të shikojmë zogj të zbutur që shume prej nesh mund t’i ketë në shtëpia e tyre, nga papagalli e deri tek kanarinat.

Por Dori është një i ri nga kryeqyteti, i cili është i apasionuar pas fajkoit, të cilin e ka zbutur dhe kujdeset për të çdo ditë.

I riu shpjegon se e nxjerr në fluturim shpendin e tij mishngrënës thuajse çdo ditë. Ndërsa kjo fundjavë e ka gjetur në plazhin e Spilles. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja gjatë një komunikimi me të riun filmoi momentet kur fajkoi ushqehej. Dori shpjegoi për ABC se ky lloji fajkoi është ndër shpendët më të shpejtë. Në rënie të lirë ai arrin një shpejtësi prej 389 km/h. Thjeshtë marramendëse.

Ju ftojmë të ndiqni pamjet e fajkoit:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!