I riu britanik pësoi një krizë dhe befas filloi të fliste rrjedhshëm frëngjisht

schedule16:54 - 30 Nëntor, 2022

schedule 16:54 - 30 Nëntor, 2022

24-vjeçari britanik Marcus Jones pësoi një krizë dhe befas filloi të fliste dhe të mendonte në frëngjisht. Siç raporton “Daily Mail”, gjatë krizës që zgjati vetëm pak minuta dhe u shkaktua nga një tumor në lobin okupital të trurit, i riu britanik u ndje francez.

I riu filloi të kishte dhimbje koke në shtator 2021. Diagnoza fillestare e mjekëve ishte epilepsi, por një MRI e trurit zbuloi një tumor në lobin okupital. Sipas mjekëve, efektet anësore variojnë nga problemet e shikimit deri te humbja e kujtesës.

“Kur pata krizën, ishte e frikshme… Mund të shihja partneren time dhe po përpiqesha t’i thosha se po kaloja një krizë, por mendoja dhe flisja vetëm në frëngjisht. Zgjati për disa minuta dhe e kuptova se ishte frëngjisht. Më pas u ktheva në të folurën anglisht.”

Mundësia e mbijetesës nëse hiqet i gjithë tumori

“Do të jetë mjaft e vështirë për mjekët që të heqin të gjithë tumorin sepse është i shkallës së ulët që do të thotë se tumori duket si ind i shëndetshëm i trurit. Kirurgu më informoi se është i sigurt se mund të heqë të paktën 70% të tumorit, por ka një pjesë të tij që është në një pikë ku ai nuk e di nëse mund ta heqë atë”.

Nëse mjeku arrin të heqë të gjithë tumorin, atëherë shanset e Jones për të mbijetuar janë rreth 90%. “Tingëllon çmenduri, por do të doja të isha zgjuar gjatë operacionit që t’i tregoja mjekut nëse kam ndonjë problem me shikimin”, thotë 24 vjeçari. /abcnews.al