I refuzuan azilin, Gjykata Administrative rrëzon Ministrinë e Brendshme për Simsek

schedule15:17 - 25 Shkurt, 2021

schedule 15:17 - 25 Shkurt, 2021

Gjykata Administrative rrëzon vendimin e Ministrinë e Brendshme për mosdhënien e azilit për Selami Simsek.

Kështu, pas rrëzimit të vendimit nga Apeli Administrativ, Simsek ka të drejtë të aplikojë sërish për azil në Shqipëri.

Shtetasit turk Selami Simsek iu refuzua kërkesa për azil nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë, në Ministrinë e Brendshme, pasi pretendimet e tij janë cilësuar si abuzive dhe dukshëm të pabazuara.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Simsek kërkohet në Turqi për grushtin e shtetit të vitit 2016. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!