I refuzoi në janar për Leipzig, Milani i rikthehet një piste të vjetër

schedule08:10 - 15 Korrik, 2020

schedule 08:10 - 15 Korrik, 2020

Milani mund t’i rikthehet pistës Dani Olmo këtë verë, me mesfushorin e krahut që pritet t’i bashkohet Ralf Rangnick. “TuttoMercatoWeb” raporton se Milani do të provojë sërish të sigurojë firmën e 22 vjeçarit, i cili zgjodhi të transferohet te Leipzig në janar.

Drejtuesit e “Djallit” e kanë ndjekur prej kohësh futbollistin spanjoll dhe kanë tentuar ta transferojnë në Milano në janar, kur Olmo mbronte ngjyrat e Dinamo Zagreb.

Edhe pse ka vetëm gjashtë muaj te Leipzig, Olmo mund të lëvizë sërish, në kërkim të minutave dhe një vendi titullari. Rangnick mund ta bindë mesfushorin që t’i bashkohet Milanit. Edhe një herë tjetër, konfirmohet strategjia e Rangnick, i cili iu jep shumë besim të rinjve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!