“I realizova ëndrrat e mia, s’kam më stimuj”, tërhiqet sulmuesi italian

schedule19:15 - 6 Maj, 2020

schedule 19:15 - 6 Maj, 2020

Alessandro Matri ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. Sulmuesi italian ka luajtur me skuadra të ndryshme, ai shpërtheu te Cagliari, teksa ia doli të luante për ekipe si Juventus, Milan, Fiorentina dhe Lazio.

35-vjeçari provoi të veshë edhe fanellën e kombëtares italiane, aty ku numëroi shtatë ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar. Matri u shpall tre herë kampion i Italisë dhe fitoi 6 trofe gjatë karrierës së tij, të gjitha me Juventusin.

Vendosa të tërhiqem pasi ndërpreva kontratën me Brescian. Nuk gjej më stimuj për të luajtur. Mund të them që kam realizuar ëndrrat e mia”, deklaron për Sky Sport, lojtari që ka shënuar 92 gola në Serie A në 334 ndeshje të zhvilluara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!