I ra sipër makina që po e rregullonte, vdes disa orë pas diplomimit 22-vjeçari

schedule12:52 - 12 Maj, 2023

schedule 12:52 - 12 Maj, 2023

Një i ri ka vdekur disa orë pasi mori diplomën, kur një makinë që ai po rregullonte ra mbi të. Ian Brunner, 22 vjeç, po rregullonte makinën e tij Miata të vitit 1994 të dielën në mbrëmje, në momentin kur mjeti që po mbante makinën, ra.

Brunner, i cili u diplomua për inxhinieri mekanike nga Universiteti i Dejtonit në Ohio, ishte në parkingun e një ndërtese për strehimin e studentëve. Një person i paidentifikuar raportoi incidentin në bllokun 300 të Irving Avenue, rreth orës 19:00.

“Unë jam jashtë Campus South Apartments në Universitetin e Dejtonit. Një makinë ra mbi një person. Ai është bllokuar poshtë dhe nuk përgjigjet”, tha telefonuesi.

Brunner, nga Pittsburgh, Pennsylvania, u shpall i vdekur në vendngjarje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!