Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I quajti socialistët bastardë, Edmond Spaho përjashtohet nga seanca

schedule18:07 - 9 Qershor, 2022

schedule 18:07 - 9 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Edmond Spaho, u përjashtua nga seanca e Kuvendit të ditës së sotme. Shkak për këtë është bërë fraza “bastard” që deputeti iu referua socialistëve.

Kreu i grupi të PS, Taulant Balla u revoltua nga fraza e deputetit demokrat dhe kërkoi mbledhjen e komisionit të disiplinës.

Komisioni, i cili u mblodh pas kërkesës së Ballës mori vendimin që Spaho të përjashtohet për një ditë nga seanca, pra nga seanca e sotme. Gjithashtu, Kuvendi ka vendosur t’i heqë pagën e një dite deputetit Spaho.

Lexo edhe: “Bastardë”, Balla revoltohet me Spahon: Vjen flet këtu pas shtatë gotave raki

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e t’i rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha Spaho më herët, që solli edhe përjashtimin e tij. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!