Glejdis Shabani dhe Naze Deda janë një çift i ri, që po bëjnë xhiron e rrjetit. Kjo pasi djali e ka befasuar vajzën, sepse i ka propozuar ditën e diplomimit të tij.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë rrëfyer emocionet e momentit, duke zbuluar se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Sakaq, çifti ka ndarë edhe detaje nga lidhja e tyre, ku ka treguar se janë njohur te “Fundjava Ndryshe”.
“Ka qenë ceremonia e diplomimit e imja për inxhinieri elektrike. Si ide erdhi 3-4 orët e fundit sepse sapo kisha mbaruar sezonin e provimeve dhe me Nazen kishim ndarë një datë. Edhe shkoi shumë thjesht, fola me kordinatoren e universitetit dhe ajo la një hapësirë kohore. Njoftova vetëm familjarët e mi, se të Nazes i prishesh surpriza.
Ne kemi afërisht tre vite bashkë”, u shpreh Glejdis.
“Unë në fakt nuk e prisja fare. Pavarësisht se Glejdisi më thoshtë rregullohu, vish nëj fustan të bardhë për një foto. Unë i thosha vazhdimisht dua një propozim, po nuk ma merrte mendja. Ne jemi të dy vullnetarë te fundjava ndryshe. Unë isha më herët. Dolëm në kafe në grup dhe Glejdisi ishte përballë. Kur unë flisja të tjerët nuk e kishin mendjen, vetëm Glejdisi më dëgjonte. Më pas i kisha një kafe borxh dhe dolëm ia dhash, kështu”, tha Naze./abcnews.al