I preu kokën profesorit dhe postoi foto në Twitter, detaje tronditëse nga sulmi në Paris

schedule21:17 - 16 Tetor, 2020

schedule 21:17 - 16 Tetor, 2020

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes ndërsa raportohet se profesori kishte treguar disa karikatura të profetit Muhamed në klasën ku jepte mësim.

Raportohet po ashtu, se sulmuesi, kishte thirrur “Allah akbar”, ndërsa kërcëno edhe policinë me thikë. Në drejtim të tij policia thuhet të ketë qëlluar 10 herë pasi ai tentoi të largohej. Prokurori Kombëtar i Antiterrorizmit ka njoftuar hapjen e një hetimi për çështjen, shkruan abcnews.al

Viktima ishte profesor i Historisë dhe Gjeografisë i shkollës së mesme të Bois d’Aulne, të Conflans-Saint-Honorine.

Lexo edhe: Sulm i dyshuar terrorist në Paris: I preu kokën një profesori, policia qëllon autorin e dyshuar

Ditët e fundit ai u kishte treguar karikatura të Muhamedit nxënësve në klasë, ndoshta gjatë një kursi për lirinë e shprehjes, sipas Le Monde.

Aksioni i postuar në Twitter, 18-vjeçari që i preu kokën profesorit në një periferi të Parisit kishte kohë për të postuar fotografi të veprimit të tij në Tëitter përpara se të pushohej nga policia. I lindur në Moskë, i riu do të kishte një jelek shpërthyes dhe – me thikën akoma në dorë pas prerjes së kokës

18-vjeçari, pati kohë që të postonte të Twitter foto të aktit përpara se të qëllohej nga policia.

I lindur në Moskë, i riu raportohet se  kishte një jelek shpërthyes dhe,  me thikën akoma në dorë pas prerjes së kokës, planifikonte të ecte drejt policëve që e ndoqën. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!