I preu ëndrrën në mes, Genc Salihu përballet me këngëtarin që e refuzoi para 6 vitesh tek “The Voice”

schedule22:12 - 24 Prill, 2021

schedule 22:12 - 24 Prill, 2021

Mbrëmja e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun ka mbledhur të gjithë aktorët e spektaklit të humorit “Kosherja”. Kur politika hesht, njerëzit argëtohen dhe për shkak të heshtjes zgjedhore, aktorët e Kosheres vendosën të vijnë në një tjetër formë në Soiree me situata nga më të ndryshmet.

Nuk mungoi edhe Ervis Saliasi, një tjetër talent i Kosheres, i cili me një kitarë realizon paroditë e tij.

Përveç aktrimit, Ervisi ka pasion muzikën dhe përpara 6 vitesh ka marrë pjesë tek “The Voice” në kohën kur Genc Salihu ishte anëtar jurie.

Ervis Saliasi asokohe ishte një i ri që kishte ëndërr të bëhej këngëtar, ndërsa Genc Salihu ja preu ëndrrën në mes.

Mbas 6 vitesh Ervisi përballet me Genc Salihun dhe i rikujton pikërisht këtë ngjarje që mesa duket ky i fundit nuk e mban mend fare, ama për Ervisin ka shënjuar shumë në jetën e tij.

“Unë kam qenë 18 vjeç, erdha në audicion. Kam kënduar një këngë, ku fatkeqësisht ti të drejtë kishe, por unë unë s’ti mora mirë ato kritikat. Një gjë që mbaj mend është që u bë edhe refren që e përdorja edhe shpesh ishte ‘nuk ki detaj’.  Nuk kisha, por ndodhi një gjë shumë interesante se unë mbas asaj eksperiencës, fillova që të merresha me muzikë live dhe normalisht fitova një lloj besimi në skenë, për atë që bëja. U ktheva prapë pas 2 vitesh tek “The Voice”, por ma futi, nuk ishte”, ka treguar Ervis Saliasi.

Genc Salihu e mori me shumë sportivitet këtë përballje dhe kur e dëgjoi edhe njëherë Ervisin duke kënduar në Soiree, ndryshoi mendim dhe tashmë mendon që ai e ka atë detaj që para 6 vitesh i ka munguar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!