I prekur nga Covid, flet vajza e Berlusconit: Sëmundja e babait tim meriton më shumë respekt

schedule14:20 - 5 Shtator, 2020

schedule 14:20 - 5 Shtator, 2020

Vajza e madhe e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Marina Berlusconi ka reaguar lidhur me infektimin e të atit me koronavirus.

Ky i fundit ndodhet i shtruar në spital në San Raffaele në Milano pasi në fillim rezultoi pozitiv me Covid-19, ndërsa më pas u diagnostikua me pneumoni të hershme bilaterale, raporton abcnews.al.

Ndërkohë në lajme të ndryshme, fajtor për infektimin e tij janë akuzuar familjarët. Në këtë mënyrë këtyre akuzave nuk i ka shpëtuar as e bija, Marina, e cila një natë para se të takonte të atin ka qenë duke festuar në një club në Capri.

” Unë besoj se sëmundja e babait tim, si ajo e çdo njeriu tjetër, meriton shumë më shumë respekt ,  dhe vëmendje ndaj së vërtetës sesa ato që lexon dhe dëgjon këto ditë. Ndjenjat e familjes dhe miqve të vërtetë janë shkelur “, është shprehur ajo.

Lexo edhe: I shtruar në spital nga koronavirusi, mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Berlusconit

Më herët ka folur edhe mjeku i Berlusconit, i cili ka folur për gjendjen shëndetësore. Ai ka treguar se ish-kryeministri nuk është i intubuar dhe ka një gjendje gradualisht të qetë dhe optimiste, por do të qendrojë rreth 10 ditë.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!