I preu kokën profesorit për karikaturat e Profetit Muhamed, momenti kur policia neutralizon autorin në Francë

schedule08:48 - 17 Tetor, 2020

schedule 08:48 - 17 Tetor, 2020

Franca u trondit dje nga një ngjarje e rëndë. Një 18-vjeçar  i preu kokën me thikë profesorit në komunën veri-perëndimore të Conflans-Sainte-Honorine.

Thuhet se autori bërtiti “allah akhbar” dhe kërcënoi policinë me një armë. Shkak i ngjarjes së rëndë u bë pasi profesori i historisë nxori në klasë disa karikatura të profetit Muhamed ku jepte mësim.

LEXO EDHE: I preu kokën profesorit dhe postoi foto në Twitter, detaje tronditëse nga sulmi në Paris

Karikaturat ishin të “Charlie Hebdo”, ndërsa thuhet se mësuesi ishte duke shpjeguar për Lindjen e Mesme.

Policia nuk iu afrua menjëherë autorit të krimit, i ciki raportohet se ishte një 18-vjeçar i lindur në Moskë, pasi ai dukej se ishte i veshur me eksploziv.

Sipas informacionit, autori ishte i armatosur edhe me një thikë dhe armë.

Shihni momentit kur policia neutralizon 18-vjeçarin!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!