“I plotësoni kushtet për negociatat”, Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi mbërrin sot në Tiranë

schedule08:49 - 5 Maj, 2021

schedule 08:49 - 5 Maj, 2021

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë.  Mësohet se në orën 9.30, në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mbahet edhe një konferencë për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Ditën e djeshme nga Shkupi, Komisioneri u shpreh nga Shkupi se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë. Oliver Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Duhet që të gjitha shtetet anëtare në tryezë të pajtohen për këtë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut.

Nëse është e mundur apo jo ndarja e dy shteteve, ky proces bazohet në meritë. Nëse i shohim arritjet e Shqipërisë, vlerësoj se ata kanë përmbushur të gjitha kushtet. Pra, nëse nuk ka zgjidhje sa i përket Maqedonisë së Veriut, mund të vijë momenti që ne ta konsiderojmë këtë opsion.

Shpresoj se nuk do të ndodh një gjë e tillë, ne patëm një bisedë shumë të rëndësishme me kryeministrin (Zaev) dhe ramë dakord që duhet të bëjmë progres dhe këtë duhet ta bëjmë për të dyja shtetet” tha Oliver Varhelyi. E.L/Abcnews.al/