Antony, para pak javësh, u akuzua se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një femre fillimisht, por më pas dolën edhe supozime nga disa femra të tjera.
Menjëherë pas kësaj, Manchester United vendosi të pezullojë lojtarin brazilian deri në përfundim të hetimeve.
Sot, njoftohet se Manchester United ka marrë një vendim në lidhje me sulmuesin e talentuar brazilian, duke njoftuar se ai do të rikthehet në stërvitje.
Njoftimi i Manchester United:
“Që kur akuzat u bënë të ditura për herë të parë në qershor, Antony ka bashkëpunuar me hetimet e policisë si në Brazil ashtu edhe në MB, dhe ai vazhdon ta bëjë këtë.
Si punëdhënës i Antony-t, Manchester United ka vendosur që ai të rifillojë stërvitjen në Carrington dhe të jetë në dispozicion për përzgjedhje, ndërkohë që hetimet e policisë vazhdojnë. Kjo do të mbahet nën shqyrtim në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në këtë rast.
Si klub, ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë situatë dhe pranojmë ndikimin që këto akuza kanë tek të mbijetuarit e abuzimit”./ h.ll/abcnews.al