Qeveria australiane njoftoi të premten se do të rifillonte fondet për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA) pas hapave për të forcuar integritetin e operacioneve të organizatës.
Shumë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndërprenë fondet e tyre për UNRWA pasi Izraeli pretendoi se disa nga punonjësit e agjencisë ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.
UNWRA ka shkarkuar punonjësit e implikuar në akuza dhe paralajmëroi se mund të detyrohet të ndalojë punën e saj në Gaza ndërsa fondet po shterojnë.
Në rifillimin e financimit, qeveria australiane tha se “po i përgjigjet një situate humanitare në Gaza, e cila është e tmerrshme”. Ajo tha se vendimi i saj ishte në përputhje me hapat e ndërmarrë nga Kanadaja, Suedia dhe BE.
Qeveria tha se marrëveshja e financimit “do të përfshijë kushte të rrepta si garancitë e neutralitetit të stafit dhe besimin në zinxhirët e furnizimit”.
Ministrja e Jashtme Penny Wong tha se: “Qeveria australiane do të punojë me UNRWA në një bazë të vazhdueshme për të siguruar që integriteti dhe neutraliteti i saj janë përtej qortimit”.
Australia tha se do të dorëzojë gjithashtu 140 parashuta për përdorim në fluturimet humanitare nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Australia do të sigurojë gjithashtu rreth 2.6 milionë dollarë për UNICEF-in dhe rreth 1.3 milionë dollarë për një mekanizëm të ri të Koordinatorit të Lartë Humanitar dhe Rindërtimit të OKB-së për Gazën./abcnews.al


