Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Aurel Zarka

schedule18:27 - 5 Mars, 2026

schedule 18:27 - 5 Mars, 2026

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 mars vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili gjendet në parburgim prej korrikut të vitit 2024, kur u arrestua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në disa çështje, përfshi dhe atë të njohur si “Toyota Auris”.

Prokurori Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një muaj para se të arrestohej, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë.

Pas arrestimit, vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke u ngritur shkaqe në të tre kriteret e rivlerësimit. Edhe drejtuesi i SPAK, u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi në përfundim shkarkimin e Zarkës për cënim të besimit të publikut, ndërsa përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Julian Mërtiri e cilësoi të parakohshëm vlerësimin e figurës bazuar në të dhënat e çështjes penale në ngarkim të subjektit. Mërtiri argumentoi se kërkimi i drejtuesit të SPAK bazohej vetëm në të dhënat e çështjes penale ndaj Zarkës, që është ende në gjykim dhe nuk ka ndonjë vendim. Mërtiri deklaroi se subjekti kërkonte pafajësi dhe konfirmin në detyrë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!