Barcelona dhe Juventus rivalizuan gjatë në merkaton e verës për shërbimet e Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez zgjodhi bardhezinjtë italianë në fund, por aventura e tij në Serie A nuk ka nisur mbarë.
Disa performanca nën nivelin që pritej, ndonjë gabim dhe shumë kritika. Potenciali i 20-vjeçarit nuk vihet në dyshim dhe përshtatja me ekipin e ri kërkon kohën e duhur. Patrick Kluivert, shefi i i sektorit të të rinjve të Barcelonës, u shpreh disa ditë më parë se De Ligt është penduar që zgjodhi Juventusin.
Vetë lojtari ka reaguar në lidhje me fjalët e patriotit të tij në një prononcim për Voetbal Primeur. Qendërmbrojtësi i jep fund dilemave dhe është totalisht i përqendruar për të bërë mirë me “Zonjën e Vjetër”.
“Nuk pendohem që zgjodha Juventusin. Shumë gjëra thuhen dhe shkruhen në lidhje me zgjedhjen time. Nëse flet një person si Kluivert, mund të duket sikur është e vërtetë, por janë vetëm hamendësime të tij“, thekson mbrojtësi i kampionëve të Italisë. /abcnews.al