Për shumë vite ka qenë një ndër mbrojtësit më të fortë në planet dhe populli interist iu gëzuar shumë afrimit të tij. Flasim për Diego Godin, kapitenin e kombëtares së Uruguait. 34-vjeçari u largua verën e kaluar nga Atletico Madrid pas 9 viteve si “Colchoneros” dhe zgjodhi zikaltrit.
Përshtatja me futbollin italian nuk ka qenë ajo që pritej. Mosha bën të veten, edhe pse impenjimi dhe grinta nuk i kanë munguar kurrë qendërmbrojtësit. Edhe skema me tre e Contes ka ndikimin e vet negative.
Corriere dello Sport raporton se Godin është penduar për këtë lëvizje, teksa ka humbur prej kohësh postin e titullarit tek Interi. Aventura me klubin italian pritet të mbyllet në fund të këtij sezoni, lojtari ka vendosur të largohet dhe agjenti i tij ka filluar punën për gjetjen e një skuadrë ku mund të jetë titullar fiks. /abcnews.al