Noval Djokovic nuk do të marrë pjesë në turneun e US Open. Për shkak të mos vaksinimin ndaj COVID-19, tenisti favorit nuk do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi këto të fundit ndalojnë që në territorin e tyre të shkelin individë të pavaksinuar.
Siç edhe dihet tashmë, Nole nuk është mbështetës i vaksinave teksa për të njëjtën arsye humbi edhe pjesëmarrjen në Australian Open në muajin janar. Sa i përket vendimit për të mos fluturuar drejt SHBA, ishte vetë Djokovic që nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale njoftoi fansat e tij duke theksuar se tashmë do t’i duhet të presë për turneun e radhës.
“Me keqardhje njoftoj se nuk do të fluturoj për në SHBA për turneun e US Open. Faleminderit për mesazhet plot dashuri dhe mbështetje. I uroj fat kolegëve të mi. Unë do të mbetem në një formë të mirë dhe me moralin lart në pritje të mundësisë për të garuar sërish. Shihemi së shpejti”, përfundon Nole reagimin e tij. /f.a/abcnews.al