I pari rast i evidentuar në Shqipëri, operohet fëmija me sindromën e rrallë në QSUT   

schedule16:05 - 13 Nëntor, 2023

schedule 16:05 - 13 Nëntor, 2023

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar në QSUT tek një fëmijë i diagnostikuar me sindromën e rrallë, si FHEIG Sindromë.

Lajmin e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se pacienti gëzon shëndet të plotë.

Postimi i plotë:

Histori suksesi

Në QSUT, një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri.

Falë ekspertizës së stafit tonë, pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Falënderimet tona të përzemërta shkojnë për ekipin tonë të jashtëzakonshëm, për Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes.

Krenarë për mjekët tanë!

/abcnews.al 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!