I pari portugez që ia del, Ronaldo feston çmimin e radhës në karrierë

schedule12:39 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 12:39 - 21 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka fituar një tjetër çmim individual. Këtë herë portugezi tërhoqi çmimin “Golden Foot 2020”, e cila jepet nga “World Champions Club” për lojtarët të cilët janë mbi 28 vjeç dhe kanë patur një karrierë të suksesshme.

35-vjeçari është informuar se është ai fituesi që në datën 1 dhjetor, por çmimin e ka tërhequr vetëm ditën e djeshme. Menjëherë pas marjes së trofeut, CR7 nuk nguroi ta ndante këtë moment me fansat e tij dhe i dedikoi një postim në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

“Unë jam i nderuar të fitoj “Golden Foot” dhe të jem përkrah legjendave të këtij sporti në Monaco. Jam me të vërtetë i përulur dhe dua të falenderoj tifozët në të gjithë botën që kanë votuar për mua”, shkruan Ronaldo përkrah fotos me trofeun.

Kjo është hera e 18-të që jepet ky çmim dhe Cristiano bëhet lojtari i parë portugez që e fiton. Në votimin përfundimtar bomberi i “Zonjës së Vjetër” mposhti emra si Messi, Leëandoëski, Chiellini, Neymar, Ramos, Aguero, Pique, Salah apo dhe Vidal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!