Mauricio Pochettino prej thuajse një viti është i papunë, që nga shkarkimi i tij nga Totteneham sezonin e shkuar. Argjentinasi së fundmi pretendon të rikthehet në krye të një stoli, por sezoni sapo ka nisur dhe trajnerët vështirë të lëvizin për momentin.
Nga Angli raportohet se ish-tekniku i Espanyol ka marrë një ofertë për tu rikthyer në Spanjë. Mësohet se Athletic Bilbao i ka bërë ofertë trajnerit të njohur. Tekniku aktual, Garizka Gariatno nuk i bind plotësisht drejtuesit dhe ata duan të sjellin emër të madh në klub.
Nga ana tjetër Pochettino pritet ta refuzojë klubin bask. Dëshira e tij është t’i bashkohet një klubi të madh, mundësisht në Premier League dhe po pret lëvizjet e radhës në gjigantët e kësaj lige. Situata e disave nuk është më e mira dhe Pochettino është gati të përfitojë. /abcnews.al