“I pandershëm, tradhtar”, mercenarët e Wagner të zhgënjyer nga Prigozhin

schedule12:39 - 27 Qershor, 2023

schedule 12:39 - 27 Qershor, 2023

Yevgeny Prigozhin më parë mburrej se 25,000 anëtarë të ushtrisë së tij mercenare ishin besnikë ndaj tij, por duket se besnikëria u zhduk shpejt kur rebelimi i Grupit Wagner u la përgjysmë dhe vetëm 200 kilometra larg Moskës.

Sipas BBC nga analiza e email-eve, mercenarët e Wagner dhe të afërmit e tyre ishin të zemëruar me vendimin e Prigozhin për të ndaluar përparimin e tij dramatik në Moskë dhe tërheqjen nga qyteti i pushtuar i Rostovit.

“Ishte një tjetër trazirë e pakuptimtë,” ka thënë një mbështetës në Telegram.

Telegrami është platforma e zgjedhur e mediave sociale për luftëtarët e Wagner dhe qarqet pro luftës në Rusi, shpesh duke lejuar komunikim anonim me mijëra ndjekës në të njëjtën kohë.

Pikërisht aty Prigozhin zgjodhi të shpallte të ashtuquajturin “Marshimi i Drejtësisë” kundër regjimit rus, por tashmë ai është kthyer në vendin online ku shumë janë kthyer kundër tij.

Mark Krutoff, një reporter i shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, ka akses në bisedat e grupit Telegram të përdorura nga të afërmit e luftëtarëve të Wagner. Ai ndau disa nga mesazhet e tyre me BBC.

I besova Prigozhinit, por ajo që bëri është e pandershme”.

“Ai nuk duhet ta kishte bërë këtë. Kjo është tradhti e pastër,” shprehet një tjetër.

Të tjerët u strehuan në teoritë e konspiracionit.

Wagner PMC Briefs është një kanal që Prigozhin e ka konfirmuar si faqen zyrtare të Wagner dhe drejtohej nga një prej ushtarëve të tij. Ai vuri në dukje se kur presidenti rus Vladimir Putin denoncoi rebelimin, ai nuk përmendi askënd.

Putini nuk i përmendi ‘rebelët dhe tradhtarët’,” tha ai.

Teoria se Putini dhe Prigozhin komplotuan për të organizuar një përpjekje për grusht shteti për të “testuar besnikërinë e elitave ruse” shpejt fitoi tërheqje në mediat sociale

Ndërkohë, presidenti rus të hënën mbrëma nderoi pilotët që u vranë në rebelimin e ndërprerë nga kompania mercenare, duke konfirmuar indirekt raportet e blogerëve rusë se helikopterët dhe avionët ishin rrëzuar nga rebelët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!