I pakënaqur te “Dardanët” e rinj, “Talentit i Vitit” në Kosovë kërkon “Shpresat”

schedule12:16 - 9 Janar, 2024

schedule 12:16 - 9 Janar, 2024

Rritja e madhe e Kombëtares, nga tekniku Sylvinho, por edhe e Kombëtares U-21 ose siç njihen ndryshe, me nofkën “Shpresat”, nga tekniku, Alban Bushi po vijon të joshë lojtarë të shumtë me origjinë shqiptare, të cilët ende nuk bërë debutimin e madh apo nuk ndihen të vlerësuar nga Kombëtaret e tyre, kryesisht me atë të Kosovës, ku më të fundit, që erdhën te “Kuqezinjtë” tanë ishin Arbnor Muja e Mirlind Daku.

Megjithatë listës duket se do t’i bashkohet edhe një tjetër emër, por kësaj radhe për Kombëtaren U-21, me sulmuesin e talentuar të Malishevës, Drilon Hazrollaj, me 19-vjeçarin, i cili po shkëlqen me skuadrën e tij, teksa deri më tani ka arritur të shënojë plot 10 gola e të dhurojë 6 asistime, në 18 paraqitjet e zhvilluara, mes Kupës e kampionatit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave në Kosovë, sulmuesi i Malishevës ka vendosur që të bashkohet me ekipin e Alban Bushit, pasi sipas tij nuk është vlerësuar sa duhet në Kosova U-21, me talentin e sulmit, që është ftuar vetëm 1 herë në muajin shtator, ndërsa në ndeshjet e radhës nuk u grumbullua.

Megjithatë, i shpallur “Talenti i Vitit” në vitin 2023, në Kosovë, Hazrollaj edhe nëse bashkohet me Shqipërinë U-21, sërish nuk mund të luajë për shkak se rregulli nuk e lejon, duke qënë se ka marrë minuta me Kosovën në këto kualifikuese, njësoj siç ndodhi edhe me talentin e “Bavarezëve” të Bayern Munich, Dion Berisha. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!