Shërbimet e komisariatit të Policisë nr. 2 pasi kanë pikasur një person, kanë ushtruar kontroll, dhe më pas kanë arrestuar një 33-vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë në afërsi të “Fushës së Aviacionit” efektivët kanë ushtruar kontroll fizik ku është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon, si dhe një armë të ftohtë (thikë).
Njoftimi:
Kontrolle të shtuara nëpër rrugica lagjesh për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i shpërndarjes të lëndeve narkotike në doza të vogla.
Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë, kapsula metadoni dhe një armë e ftohtë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, kanë konstatuar shtetasin E.H., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë të ftohtë (thikë).
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al