I nxehti përvëlues, piqen biskota në korskotin e makinës

schedule08:15 - 22 Korrik, 2019

schedule 08:15 - 22 Korrik, 2019

Sa e rrezikshme është të futesh në një makinë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj diellit nën një temperaturë të lartë, si këto të këtyre ditëve në SHBA?

Një vajzë 4 vjeçe humbi jetën, pasi i ati u largua për rreth dy orë nga makina, duke e lënë brenda në të nxehtin përvëlues.

Dhe, në mënyrë që t’u tregohet qytetarëve rreziku  që vjen mga kjo, pikërisht nga i nxehti i madh që ka kapluar SHBA, u zhvillua një eksperiment. Në korskotin e një makinë u vendos një tavë me brumin e  katër biskotave.

Pas gjysmë ore u ekspozua ndaj diellit, ku temperatura e brebdshme ishte afër 80 gradë dhe sipërfaqja e biskotës ishte 67 gradë. Në vendet e pasme që nuk ishin të ekspozuara drejtpërdrejtë në diell, temperatura shkonte në 48 gradë.

Pak orë më pas, biskotat ishin gati për t’u ngrënë. Ato ishin pjekur siç duhet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!