I ndryshonte datën e skadencës ushqimeve, lirohet nga qelia Mihal Kote

schedule13:31 - 5 Mars, 2021

schedule 13:31 - 5 Mars, 2021

Mihal Kote, 62-vjeçari i arrestuar një ditë më parë nga policia për shkak se falsifikonte datën e skadencës së produkteve ushqimore është liruar nga qelia pasi gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Burime bëjnë me dije për ABC se në momentin kur është marrë në pyetje nga departamenti i Krimit Ekonomik ai ka mohuar të ketë ndërruar datat e skandencave duke deklaruar se kjo mund të jetë bërë nga një ish-punonjëse e tij.

Kote u vu në pranga pas një denoncimi në një emision televiziv se ndryshonte datën e skadencës së produkteve ushqimore si vaj ulliri dhe djathë kaçkavall dhe më pas i nxirrte në treg për t’i shitur.

Policia njoftoi dje se Kote akuzohet se i ndryshonte datën e skadencës disa produkteve që prodhonte si dhe kishte përdorur etiketa false në produkte ushqimore që më pas i shiste./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!